Guardiola ka vendosur, ja kush i duhet Bayernit

Pep Guardiola kërkon një mbrojtës krahu. Trajneri i Bayern Munichut e sheh si nevojë angazhimin e një përforcimi në atë pozitë dhe si opsion ka dalë Dani Alves nga Barcelona.

Sport

23/01/2015 08:15

Në sezonet e fundit Bayern Munich ka realizuar përforcime të befasishme kurse gjatë këtij afati kalimtar të janarit ka qenë më pak aktive në treg.

Megjithatë, sipas “Kicker”, trajneri Pep Guardiola ka caktuar si nevojë angazhimin e një mbrojtësi të krahut.

Dhe, një prej futbollistëve që mund t’i shërbejë atij është një ish anëtar i tij nga Barcelona, Dani Alves i cili tani është i lirë të negociojë me klubet e interesuara për të për shkak se ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantin katalan.