Guardiola ka disa fjalë për kolegun e tij Ten Hag

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dhënë disa komente për kolegun e tij i cili udhëheq skuadrën e Ajax Amsterdam, Erik Ten Hag.

Sport

19/04/2019 20:31

Dyshja kishin punuar me njëri tjetrin sa ishin tek Bayern Munich, dhe Guardiola i ka dëshiruar atij gjithë të mirat në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Gjatë kohës kur Pep udhëhiqte kampionët e Gjermanisë, Ten Hag në anën tjetër punonte me të rinjtë e tyre.

Spanjolli mund të përballej me Ten Hag në gjysmëfinale, mirëpo skuadra e tij nuk arriti ta kalonte pengesën e quajtur Tottenham.

Por, edhe pas eliminimit, Guardiola ka mbajtur mendjen tek Liga e Kampionëve, duke i dëshiruar punë të mbarë trajnerit holandez.

“Unë isha me fat ta takoja atë tek Bayern dhe ai ishte asistent në skuadrën e dytë. Ne kemi pasur shumë shanse” ka thënë ai në konferencën e së premtes, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur me atë që ka arritur ai, me një skuadër historike. Do të ishte kënaqësi të luaju kundër tij. I uroj atij të gjitha të mirat dhe do ta shikoj nga televizori” ka shtuar tutje trajneri i ‘Citizens’.

Në rrugëtimin e tij, Ten Hag ka eliminuar Real Madridin dhe Juventusin, duke bërë dy befasi shumë të mira.

Në rast se skuadra holandeze arrin në fazën finale, atëherë ata do të përballen me fituesin e çiftit Barcelona – Liverpool. /Lajmi.net/