Guardiola: Jemi duke i mbytur futbollistët

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka kritikuar orarin e ngjeshur dhe thotë se ndeshjet e njëpasnjëshme me fare pak pushim janë të rrezikshme për shëndetin e futbollistëve.

Sport

23/09/2014 10:52

Pep Guardiola ka kritikuar orarin e ngjeshur derisa Bayern Munich përgatitet të zhvillojë ndeshjen e tretë brenda një jave kundër Paderbornit të martën.

Gjiganti bavarez mposhti Manchester Cityn në Allianz Arena të mërkurën para barazimit me Hamburgun të shtunën.

Kurse, sonte do të luajë kundër Paderbornit në Munich. Dhe, Guardiola mendon se orari i ngjeshur në futbollin modern është duke rrezikuar shëndetin e lojtarëve.

“Jemi duke i mbytur futbollistët. Ne jemi duke kërkuar tepër prej tyre. Futbollistët kanë nevoje për pushim. Kjo është e vërtetë, jo vetëm për Bayernin, por edhe për Borussia Dortmundin e Bayer Leverkusenin. Është e pamundur të luajmë qdo tri ditë me futbollistët e njëjtë”, u shpreh ish strategu i Barcelonës.