Guardiola: Ja si e shkelëm Shakhtarin

Pep Guardiola ka uruar skuadrën e tij pas fitores 7:0 ndaj Shakhtar Donetskut, por pranoi se përjashtimi i hershëm i një futbollisti kundërshtar, i ndihmoi shumë Bayern Munichut.

Sport

11/03/2015 23:35

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka uruar skuadrën e tij pas fitores 7:0 ndaj Shakhtar Donetskut, por pranoi se përjashtimi i hershëm i një futbollisti kundërshtar, i ndihmoi shumë gjigantin bavarez.

“Sigurisht se jemi të kënaqur. Ishte një rezultat i pastër. Ishte më lehtë sepse luajtëm 11 kundër 10 për një kohë të gjatë. Ata nuk kishin asnjë rast të mirë”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.