Guardiola: Ja ku do të jem trajner në sezonin e ri

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

15/05/2015 19:01

Pep Guardiola nuk do të largohet nga Bayern Munich.

Një prej strategëve më të mëdhenj në botë ka mohuar spekulimet se mund të kërkojë një skuadër të re pas përfundimit të këtij sezoni.

“Kam edhe një vit në kontratën time me Bayernin dhe në futboll kjo është kohë e gjatë”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Freiburgut në Bundesligë.

“Familja ime është e lumtur këtu në Munich”, u shpreh ai.