Guardiola insiston për Koken
Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Jorge Resurrección Merodio, më mirë i njohur si Koke. Trajneri i Bayern Munichut dëshiron ta transferojë mesfushorin spanjoll të Atletico Madridit, shkruan e përditshmja spanjolle As. Trajneri spanjoll, dikur pjesë e Barcelonës, e ka veçuar 22 vjeçarin si objektivin e parë për afatin kalimtar të…
Sport
Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Jorge Resurrección Merodio, më mirë i njohur si Koke.
Trajneri i Bayern Munichut dëshiron ta transferojë mesfushorin spanjoll të Atletico Madridit, shkruan e përditshmja spanjolle As.
Trajneri spanjoll, dikur pjesë e Barcelonës, e ka veçuar 22 vjeçarin si objektivin e parë për afatin kalimtar të verës, pasi dëshiron ta kompletojë ekipin që e dëshiron, ngase ekipin aktual e ka kryesisht të trashëguar nga ish trajneri Jupp Heynckes.
Kohë më parë flitej se gjiganti bavarez ishte i gatshëm ta jepte në shkëmbim Xherdan Shaqirin, vetëm për të ardhur deri te koke.
Së fundmi, Bayerni e fitoi titullin e 24-t në Bundesligë, ndërsa është në garë që të triumfojë sërish në Ligën e Kampionëve.