Guardiola injoron Man Utd-in

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se i ka lënë anash mendimet për ballafaqimin kundër Manchester Unitedit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti bavarez triumfoi në Bundesligë pas fitores ndaj Hertha Berlinit të martën dhe ndeshet me Hoffenheimin të shtunën para udhëtimit në Old Trafford tri ditë më vonë. Mirëpo, spanjolli ka…

Sport

28/03/2014 18:39

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se i ka lënë anash mendimet për ballafaqimin kundër Manchester Unitedit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez triumfoi në Bundesligë pas fitores ndaj Hertha Berlinit të martën dhe ndeshet me Hoffenheimin të shtunën para udhëtimit në Old Trafford tri ditë më vonë.

Mirëpo, spanjolli ka insistuar se skuadra e tij duhet të jetë e ballafaquar për duelin e radhës, pasi dëshiron që ata të paraqiten në mënyrë të përkryer kundër ekipit të Markus Gisdolit.

“Ne duam të vazhdojmë përpara. Nuk mendoj se është e domosdoshme që këtë t’ua them futbollistëve”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.

“Ne kemi nevojë të luajmë sa më shumë që është e mundur në mënyrë që të përgatitemi për çerekfinalen në Manchester. Nuk dua që futbollistët të mendojnë për Ligën e Kampionëve. Në qdo ndeshje, mund t’i përmirësojmë detajet e vogla”.