Guardiola, i pabesueshëm
Pep Guardiola ka shënuar një rekord të jashtëzakonshëm. Në gjashtë tentime, me skuadrat e tij ai është kualifikuar gjashtë herë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport
Pep Guardiola udhëhoqi Bayern Munichun drejt gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve duke e përmbysur disavantazhin 3:1 ndaj Portos, në fitoren 6:1 në Allianz Arena.
Kështu ai arriti një rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij si trajner.
Guardiola me skuadrat e tij është kualifikuar gjashtë herë në gjysmëfinale nga po aq tentime.
Në përjashtim të vitit 2013 kur nuk ishte i angazhuar në ndonjë skuadër, Guardiola e arriti katërshen e madhe katër herë me Barcelonën dhe tani dy herë me Bayernin.