Guardiola i dashuruar në De Bruyne, deklaratë fantastike për të

“Ai mund të bëj gjithçka, të bëj presion shkëlqyer, të rikuperojë topin, të pasojë, të ndërtojë aksione, të ekzekutojë goditje standarte", deklaroi Guardiola.

Sport

26/04/2018 17:35

Pep Guardiola është i dashuruar në mënyrën se si luan Kevin De Bruyne.

Spanjolli deklaroi që belgu bën gjithçka në fushë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai mund të bëj gjithçka, të bëj presion shkëlqyer, të rikuperojë topin, të pasojë, të ndërtojë aksione, të ekzekutojë goditje standarte”, deklaroi Guardiola.

“De Bruyne na ndihmon shumë edhe në fazën mbrojtëse, është një luftëtar, pastaj kur sulmon shënon gola dhe mban rekord për asiste”.

“Pra i bën të gjitha, është një prej futbollistëve më të mirë që kam pasur ndonjëherë në dispozicion. Eshtë lojtari modern, lojtari i kompletuar”, shtoi ai. /Lajmi.net/