Guardiola: Gotze nuk largohet
Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka konfirmuar se Mario Gotze nuk do të largohet nga Allianz Arena.

Sport
Guardiola ka thënë se Gotze është njëri nga lojtarët e tij të preferuar, dhe se nuk do të largohet nga Bayerni.
“Mario është një nga lojtarët e mi më të preferuar. Ju e dini dhe kemi biseduar në lidhje me atë shumë herë. Ai është një lojtar i madh”
“Pse nuk luajti kundër Wolfsburgut? Ajo ishte vetëm ndeshja e parë e sezonit dhe në fushë mund të hedhësh vetëm njëmbëdhjetë lojtarë”.