Guardiola flet për presionin që ndjeu ndaj Tottenham: Mund ta humbnim ligën

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka treguar për presionin që ka ndjerë gjatë ndeshjes që u luajt sot, kundër Tottenham.

Sport

20/04/2019 20:15

Skuadra e trajnerit spanjoll fitoi me rezultatin minimal 1:0, për të vazhduar qëndrimin në krye të tabelës.

Megjithatë, mbrojtja e ‘Citizens’ vuajti shumë nga sulmet e Spurs, por së bashku me mbrojtjen, duket se edhe trajneri ka qenë në presion.

Sipas Pep Guardiolas, skuadra e tij kishte frikë se mos humbte titullin e Premierligës, për dallim nga Tottenham që nuk kishin presion.

“Ishte shumë e rëndësishme për garën e Premierligës” ka thënë Guardiola pë ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Ne e dimë se nuk mund të lëshojmë pikë. Ishte ngushtë, ata kishin më shumë shanse se në dy ndeshjet e para. Pas humbjes në ndeshjen e së mërkurës, dy ditët e kaluara ishin të vështira” ka thënë tutje spanjolli.

“Ne jemi kthyer fuqishëm në këtë shkëlqim. Dëshira e lojtarëve ishte e jashtëzakonshme.”

“24 muaj duke bërë këtë, kur ke 100 pikë dhe tani 86…. pas asaj që ne kemi bërë sezonin e kaluar, duke qenë në finale të Kupës FA, skuadra ishte fenomenale këtë sezon dhe ata nuk kanë nevojë të flasin për karakterin e tyre.”

“Tottenham nuk kishin asgjë për të humbur, ne mund të humbnim Premierligën” ishin fjalët e Guardiolas.

Golin e vetëm në fitoren e Pep Guardiolas e realizoi Phil Foden, qysh në minutën e 5’ të takimit, pas asistimit të Agueros.

Tashmë , ‘Citizens’ kanë vetëm edhe një test të vështirë në letër, atë kundër Manchester United. /Lajmi.net/