Guardiola flet për fitoren ndaj Swansea, komenton edhe Celinën

Pep Guardiola ka komentuar fitoren dramatike të skuadrës së tij ndaj Swansea City.

Sport

16/03/2019 20:50

Manchester City shënoi fitore me rezultatin 2:3, në udhëtimin tek Sëansea, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës FA.

Në këtë ndeshje, nga 2 golat e Swansea, njëri erdhi nga ylli i Kosovës, Bersant Celina, i cili dikur luante me skuadrën e Guardiolas.

“Luajtëm një ndeshje të mirë në përgjithësi. Kemi bërë disa gabime dhe pësuam gola” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Celina luante mirë mes vijave, por ne biseduam në pushimin mes dy pjesëve duke thënë se na nevojitet një gol, dhe shpresë që pjesa tjetër të jetë më e lehtë” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Ai ka vlerësuar lart shpirtin luftarak të skuadrës, e cila ishte e aftë që të përmbyste gjithçka në 20 minutat e fundit të takimit.

Për ‘Citizens’ shkëlqyen Bernardo Silva dhe Sergio Aguero, kurse tek uellsianët ishte Bersant Celina më i miri. /Lajmi.net/