Guardiola: Erdha këtu falë Hoeness

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka folur në konfrencë për shtyp për objektivat e tij për të ardhmen, duke shpjeguar se dëshiron të qëndrojë në krye të gjigantit bavarez së paku derisa ish presidenti i klubit, Uli Hoeness, njeriu që e ka sjell në Munich, të dalë nga burgu. “Dua të vazhdoj ta ndihmoj…

Sport

17/03/2014 17:30

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka folur në konfrencë për shtyp për objektivat e tij për të ardhmen, duke shpjeguar se dëshiron të qëndrojë në krye të gjigantit bavarez së paku derisa ish presidenti i klubit, Uli Hoeness, njeriu që e ka sjell në Munich, të dalë nga burgu.

“Dua të vazhdoj ta ndihmoj klubin dhe mendoj se do të mbetem këtu së paku edhe dy apo tri vjet, sepse ëndërr imja është të punoj për klubin e Hoeness derisa të jetë i lirë”, deklaroi trajneri spanjoll për tabloidin gjerman, Bild.

“Pa të, unë nuk do të arrija këtu dhe gjithë ajo që jemi duke e bërë, nuk do të ishte e mundur”, vazhdoi ai.

Sipas Bild, trajneri katalunas mund ta vazhdojë kontratën me Bayernin deri në vitin 2017.

Ditë më parë, Uli Hoeness e mori një dënim prej tri vjet e gjysmë burg, për shkak se i ishte shmangur tatimeve të shtetit.