Guardiola e krahason Haaland me Messin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka krahasuar Erling Haaland me Leo Messi. Haaland dje shënoi dy gola në debutim e tij në Premier Ligë, me Man City, ndaj West Ham United. Njërin gol e realizoi nga pika e bardhë, ndërsa tjetrin nga loja e hapur. Haaland kishte mundësinë të shënonte edhe golat të tjerë,…

Sport

08/08/2022 12:06

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka krahasuar Erling Haaland me Leo Messi.

Haaland dje shënoi dy gola në debutim e tij në Premier Ligë, me Man City, ndaj West Ham United.

Njërin gol e realizoi nga pika e bardhë, ndërsa tjetrin nga loja e hapur.

Haaland kishte mundësinë të shënonte edhe golat të tjerë, por nuk u tregua i saktë.

E, humbja e rasteve bëri që norvegjezi të frustohej dhe trajneri katalanas shfrytëzoi rastin për ta krahasuar atë me Leo Messin.

“Më pëlqen. Unë isha me fat si trajner që isha me Messin dhe nëse ai shënoi dy, donte tre. Nëse shënonte tre, donte katër. Nëse shënonte katër, donte pesë. Golashënuesit e mëdhenj nuk janë kurrë të kënaqur. Ata janë gjithmonë të uritur”, tha Guardiola, transmeton lajmi.net.

Me dy gola të shënuar dje , Haaland u bë lojtari i dytë i Man Cityt që shënon dy herë në debutim, pas Sergio Agueros./Lajmi.net/