‘Guardiola e ka bërë Bayernin si Barcelonën’

Drejtori sportiv i Bayernit, Matthias Sammer ka përgëzuar trajnerin e kësaj skuadre, Pep Guardiolën, për të cilin ka thënë se e ka sjellur te gjiganti bavarez, stilin e lojës që bënte te Barcelona.

Sport

27/12/2014 14:13

Sammer ka thënë se Guardiola ka integruar te Bayerni, stilin e lojës që ka përdorur te Barcelona, që ndryshe njihej si tiki-taka.

“Ai dëshiroi të integrojë fuqinë e lojtarëve të tij në futbollin e tij”, tha Sammer për faqen zyrtare të skuadrës së Bayernit.

“Inegrimi i këtij stili te Bayerni ka qenë një sukses i shkëlqyer. Një gjë e tillë është një arritje e lartë”, përfundoi Sammer.