Guardiola: E ardhmja e De Bruyne varet krejtësisht nga lojtari
Pep Guardiola ka konfirmuar se Kevin De Bruyne ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi kontrata e tij me Man City skadon në verë. “Ai është plotësisht i sinqertë me veten dhe do të vendosë se çfarë mendon se mund të bëjë në periudhën e ardhshme të jetës së tij. “Në verë,…

Sport
Pep Guardiola ka konfirmuar se Kevin De Bruyne ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi kontrata e tij me Man City skadon në verë.
“Ai është plotësisht i sinqertë me veten dhe do të vendosë se çfarë mendon se mund të bëjë në periudhën e ardhshme të jetës së tij.
“Në verë, ai është 34 vjeç dhe duhet të vendosë. Kjo ndodhi me David Silva, për shembull, dhe shumë lojtarë të tjerë.
”De Bruyne pritet të largohet nga City pas një dekade në klubin në të cilin ka fituar 16 trofe, përfshirë tripletën në sezonin 2022-23.
Mesfushori belg ka të ngjarë të ketë opsione të shumta jashtë Evropës, me klube nga MLS dhe Saudi Pro League të interesuar.