Guardiola dorëzohet herët në garën për titull: Nuk më intereson Premier Liga, nuk mund ta fitojmë
Manchester City pësoi humbjen e tretë këtë sezon në Premier Ligë, ku u mposht sot në derbin kundër Manchester United. United e mposhti Cityn me rezultat të ngushtë 2:1, fitore kjo që nënkupton se një fitore e mundshme e Arsenalit kundër Tottenhamit do t’i qonte “Topçinjtë” në tetë pikë diferencë ndaj vendit të dytë, respektivisht…
Sport
Manchester City pësoi humbjen e tretë këtë sezon në Premier Ligë, ku u mposht sot në derbin kundër Manchester United.
United e mposhti Cityn me rezultat të ngushtë 2:1, fitore kjo që nënkupton se një fitore e mundshme e Arsenalit kundër Tottenhamit do t’i qonte “Topçinjtë” në tetë pikë diferencë ndaj vendit të dytë, respektivisht Cityt, përcjell lajmi.net.
Pas humbjes së sotme ndaj United, Guardiola e pranoi se skuadra e tij nuk mund ta fitojë sërish kampionatin anglez.
“Nuk më intereson më Premier Liga. Ne nuk mund ta fitojmë, ne e fituam në shumë rast, nuk është problem”, tha Guardiola.
Manchester City zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 39 pikëve, momentalisht pesë pikë larg liderit të tabelës, Arsenalit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/