Guardiola, dëgjoje Shaqirin

Ylli kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri ka përsëritur kërkesën e tij për trajnerin Pep Guardiola. Mesfushori kërkon më shumë minuta lojë me gjigantin bavarez.

Sport

10/09/2014 19:06

Xherdan Shaqiri ka përsëritur kërkesën e tij për të pasur më shumë hapësirë për lojë në Bayern Munich.

Ylli kosovar ishte pranë largimit nga klubi gjatë verës pikërisht për shkak të minutazhit të kufizuar në ekipin e trajnerit Pep Guardiola.

Edhe pse në fund qëndroi në Allianz Arena, Shaqiri ka pranuar se dëshiron të luajë më shumë.

“Nuk është e lehtë të dëshmohesh pas inkuadrimit si rezervist dhe me pak minuta lojë”, deklaroi Shaqiri për “T-Online.de”.

“Dua të luaj më shumë, të kaloj më shumë minuta në fushë”, u shpreh ai. Fjalët e Shaqirit janë mesazh i qartë për trajnerin Guardiola.