Guardiola: De Bruyne në dyshim për ndeshjen e ardhshme

Mesfushori i Man City, Kevin De Bruyne është në dyshim për ndeshjen e xhiros së dytë që klubi e zhvillon ndaj Norwich.

Sport

20/08/2021 17:10

Mesfushori sulmues është duke u përballur me një dëmtim të kyçit të këmbës që e pësoi gjatë garave ndërkombëtare me Belgjikën në Euro 2020, transmeton lajmi.net.

De Bruyne hyri si zëvendësues në pjesën e dytë gjatë humbjes së Cityt në Premier Ligë nga Tottenham fundjavën e kaluar, por nuk ka stërvitur me skuadrën gjatë ditës së sotme.

Pep Guardiola ka theksuar se De Bruyne është një dyshim për ndeshjen e ardhshme me Man City të shtunën ndaj Norwich.

“Jo, ai nuk mund të stërvitej sot,” tha Pep gjatë konferencës.

“Është pak shqetësuese kështu që do të shohim nesër. Kevin ka ende një problem me kyçin e këmbës, kështu që nesër do të shohim se si ndihet” ka përfunduar Pep.

Ndërkohë që lajm i mirë për skuadrën e Pep është se mesfushori tjetër Ilkay Gundogan është stërvitur normalisht me skuadrën pasi pati një problem me shpatull në ndeshjen hapëse me Tottenham, megjithatë Phil Foden është ende i padisponueshëm pasi mori një dëmtim në këmbë gjatë kohës që ishte i angazhuar me kombëtaren e Anglisë këtë verë në Euro 20. /Lajmi.net