Guardiola: Bernardo Silva dëshiron të largohet

Pep Guardiola ka konfirmuar se Bernardo Silva dëshiron të largohet nga Manchester City

Sport

06/08/2021 15:07

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke e mbajtur konferencën e parë për shytp para fillimit të sezonit të ri në Permiërligë, transemton lajmi.net.

Guardiola konfirmoi se “Citizens” nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Messin, por ai theksoi që tre lojtarë dëshirojnë largimin dhe njëri nga ta është Bernardo Silva.

“Ai është lojtari ynë, por jo vetëm Beranrdo, tani janë tre lojtarë që dëshirojnë të largohen”, tha ai.

“Por, natyrisht që ata janë lojtarët tanë dhe kanë kontratë me ne, tani varet nga ata”, shtoi ai.

“Ata duhet të tregojnë nëse kanë oferta, atëherë ne do të takohemi me agjentët e tyre dhe të diskutojmë për largimin e tyre, absolutisht pa problem”, tha Guardiola.

“Por, deri atëherë ata do të stërviten me ne dhe do t’i përmbahen kontratave të tyre”, përfundoi Pep Guardiola./Lajmi.net/