Guardiola – Bayern, deri më 2018

Pep Guardiola do të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare në postin e trajnerit të Bayern Munichut.

Sport

22/05/2015 22:50

Pep Guardiola do ta vazhdojë kontratën e tij me Bayern Munichun.

Trajneri katalan së fundmi ka qenë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, sipas “Sport Bild”, ai do të mbetet në Allianz Arena e madje do të vazhdojë qëndrimin nëpërmjet kontratës së re trevjeçare deri në verën e vitit 2018.

Guardiola së fundmi është përmendur si objektiv i Manchester Cityt, por nuk duket se do të largohet nga Munich.