Guardiola: Atletico si Barcelona dhe Real Madrid

Pep Guardiola beson se Atletico Madrid është skuadër e fortë aq sa Barcelona dhe Real Madrid.

Sport

15/04/2016 14:54

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola beson se Atletico Madrid është skuadër e fortë aq sa Barcelona dhe Real Madrid, pas takimit me ekipin e Diego Simeones në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Skuadrat spanjolle kanë qenë gjithmonë në kulmin e lojës së tyre në garat evropiane në vitet e fundit”, deklaroi Guardiola gjatë një konference për shtyp, përcjell “Lajmi.net”.

“E kam ndjekur me vëmendje La Ligën në vitet e fundit, e di sa të mirë janë Atletico Madrid. Njerëzit gjithmonë flasin për Real Madridin e Barcelonës, por ky ekip ka qenë në atë në nivel në pesë vitet e fundit. Ata janë të barabarta me Real Madridin dhe Barcelonën”, u shpreh ai.