Guardiola: Arsenali mund ta ‘lëndojë’ Bayernin

Pep Guardiola insiston se Bayern Munichu duhet ta kërkojë fitoren në përballje me Arsenalit, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet të martën mbrëma. Lideri i Bundesligës e ka krijuar një avantazh solid prej 2:0 nga ndeshja e parë në Londër tri javë më…

Sport

10/03/2014 13:00

Pep Guardiola insiston se Bayern Munichu duhet ta kërkojë fitoren në përballje me Arsenalit, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet të martën mbrëma.

Lideri i Bundesligës e ka krijuar një avantazh solid prej 2:0 nga ndeshja e parë në Londër tri javë më parë, por ish trajneri i Barcelonës thotë se ende asgjë nuk është e garantuar, duke paralajmëruar se londinezët kanë lojtarë që mund ta ‘lëndojnë’ ekipin e tij.

Pas fitores 3:1 në Emirates Stadium të të njëjtit rund në sezonin e kaluar, skuadra e Arsene Wenger kishte impresionuar në Allianz Arena, duke fituar 2:0 dhe ishte shumë pranë kualifikimit në çerekfinale, por që e penalizmi avantazhi i golit të avantazhit.

“Nëse e lëmë Arsenalin ta mbajë topin, do të kemi shumë probleme. Ata kanë kualitet të madh, secili lojtar ka aftësi të jashtëzakonshme teknike me topin. Ata kanë lojtarë si Cazorla, Ozil, Rosicky e Arteta dhe për ta nuk është problem ta mbajnë topin”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp.

“Kështu që, e vetmja mënyrë për t’i ndalur ata është ta mbajmë topin ne. Është e qartë se duhet të jemi agresivë. Ajo që ia kam thënë ekipin është se ne jemi duke e bërë më të mirën vetëm kur jemi duke sulmuar”.

“Nëse fillojmë të mendojmë për atë që e kemi bërë në Londër, ata e kanë mundësinë e mirë të fitojnë dhe ne mund të mos shkojmë në çerekfinale. E njoh Arsenalin mjaft mirë, e njoh trajnerin e tyre. Nëse e mbajmë topin, do të jemi në rundin tjetër, e nëse e mbajnë ata, do të shkojnë ata”, përfundoi Guardiola.