Guardiola: 8:0 nuk mjafton
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka kërkuar më shumë nga sulmi i skuadrës së tij edhe pse ata kanë realizuar 18 gola në tri xhirot e fundit në Bundesligë.

Sport
Pep Guardiola ka thënë se nuk është i kënaqur me repartin sulmues të Bayern Munichut, edhe pse kampioni i Bundesligës ka realizuar 18 gola në tri ndeshjet e fundit në ligë.
Gjiganti bavarez shënoi fitore 4:1, 6:0 dhe 8:0 në tri xhirot e fundit, por realizoi vetëm dy në fitoren ndaj Eintracht Braunschëeig në Kupën e Gjermanisë në mesjavë.
Dhe, Guardiola kërkon më shumë nga sulmi i Bayernit, para ndeshjes së kthimit me Shakhtar Donetskun në Ligën e Kampionëve.
“Ne duhet të luajmë më mirë në sulm. Në mbrojtje jemi të pathyeshëm, kundërshtarët krijojnë shumë pak raste kundër nesh”, u shpreh ai. “Por, sulmi ynë në përgjithësi duhet të përmirësohet”, përfundoi ai.