Guardado i del në mbrojtje Messit: Canelo s’e di s’i janë punët në zhveshtore, duket qesharak

Canelo Alvarez bëri bujë të madhe me reagimin e tij ndaj Lionel Messi, për disa pamje që dolën nga festa e Argjentinës pas fitores ndaj Meksikës. Një video e publikuar tregonte Lionel Messin teksa festonte për fitoren ndaj Meksikës, por në zhveshtore shihej edhe një fanellë e Meksikës e lënë në dysheme. Për këto pamje,…

Sport

29/11/2022 18:22

Canelo Alvarez bëri bujë të madhe me reagimin e tij ndaj Lionel Messi, për disa pamje që dolën nga festa e Argjentinës pas fitores ndaj Meksikës.

Një video e publikuar tregonte Lionel Messin teksa festonte për fitoren ndaj Meksikës, por në zhveshtore shihej edhe një fanellë e Meksikës e lënë në dysheme.

Për këto pamje, boksieri meksikan, Canelo Alvarez u ndje i fyer dhe tha se Messi duhet t’i lutet zotit që të mos takohet me të. Por, Andres Guardado, kapiten i Meksikës, i doli në mbrojtje Messit, duke thënë se Canelo s’merr vesh nga futbolli dhe s’e di çfarë ndodh zakonisht në dhomat e zhveshjes.

“E di se çfarë njeriu është Messi. Është marrëveshje mes stafit dhe lojtarëve, që kur fanella është e djersitur, të lihet në dysheme. Qoftë fanella jote apo e kundërshtarit”, ka thënë Guardado, përcjell lajmi.net.

“Canelo s’di çfarë është dhoma e zhveshjes. Duket qesharak në sytë e mi. Ajo fanellë ishte e imja, e ndërrova unë me Leo”, shtoi kapiteni i Meksikës.

Guardado kësisoj hesht të gjithë kritikët e Messi, që tentonin ta paraqitnin këtë akt si mos-respekt për kundërshtarin. /Lajmi.net/