Grushtet që vendosën rimeçin mes Joshua dhe Ruiz Jr

Gjashtë muaj pas meçit që e tronditi botën e boksit, Anthony Joshua i është hakmarrë Andy Ruiz Jr, duke i rifituar titujt e tij të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda në boks – WBO, WBA edhe IBF.

Sport

08/12/2019 09:09

Më 1 qershor, Andy Ruiz Jr ia rrëmbeu Anthony Joshuas tre titujt e tij të kampionit botëror në boks, mirëpo tani britaniku i ka rifituar këta titujt, duke e mposhtur Ruizin me vendim unanim të gjyqtarëve.

Hakmarrja e britanikut ka ardhur tani, në një meç tjetër të paharruar të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Edhe meçi i djeshëm, i vendos me vendim unanim të gjyqtarëve, por kësaj here fitues ishte Anthony Joshua.

Britaniku kurorëzohet për të dytën herë kampion bote i peshave të rënda.

Momentet kryesore të këtij meçi, i gjeni në videot e mëposhtme./Lajmi.net/