Grupi Parlamentar 6 Plus kundër zgjedhjeve të reja (video)

Përfaqësuesi i grupit parlamentar 6 Plus Mahir Yagcilar ka thënë se janë kundër zgjedhjeve të reja. 

Lajme

14/10/2014 12:58

Yagcilar ka kërkuar që përfaqësuesit politik të partive shqiptare të gjejnë një zgjidhje politike që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Ai ka thënë se grupi parlamentar 6 Plus e përkrahë çdo opsion të mundshëm të gjetjes së zgjidhjes brenda Parlamentit, për t’i evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ndërsa, ka refuzuar të jap përgjigje nëse grupi i tyre parlamentar është pozicionuar që të mbështesë ndonjërin nga blloqet politike shqiptare në Kuvendin e Kosovës.

Për vazhdimin e seancës konstituive, Yagcilar ka thënë se do shkojnë, vetëm nëse ajo do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. (lajmi.net)