Grupi i Kosovës: Rumania fiton ndaj Andorrës, këta të fundit vijnë në Prishtinë pa një futbollist titullar

Kombëtarja rumune e futbollit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro2024”. Rumania ka triumfuar 0:2 kundër Andorrës, kundërshtarit të radhës të Kosovës në muajin mars, shkruan lajmi.net. Man zhbllokoi rezultatin në favor të rumunëve në minutën e 35-të. Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Rumania gjeti golin…

Sport

25/03/2023 22:39

Kombëtarja rumune e futbollit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Rumania ka triumfuar 0:2 kundër Andorrës, kundërshtarit të radhës të Kosovës në muajin mars, shkruan lajmi.net.

Man zhbllokoi rezultatin në favor të rumunëve në minutën e 35-të.

Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Rumania gjeti golin e dytë me anë të Alibec.

Gjërat për Andorrën u vështirësuan edhe më shumë kur Rebes u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhëve në minutën e 61-të. Rebes do të mungoj kundër Kosovës pas tri dite.

Përballja ndërmjet Andorrës dhe Rumanisë ishte në kuadër të Grupi I, grup në të cilin bën pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës.

Kosova do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese kundër Andorrës pas tri ditësh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kësisoj, Zvicra është e para në grup me tri pikë, aq sa ka edhe Rumania. Kosova zë vendin e tretë me një pikë. Një pikë ka edhe Izraeli një vend më poshtë. Dy ekipet e fundit në grup pa asnjë pikë janë Andorra dhe Bjellorusia./Lajmi.net/