Grupi ‘Gjurmët’ me koncert madhështor në Prishtinë, publikohen pamjet

"Gjurmë" janë kthyer në skenë pas 31 vitesh.

ShowBiz

12/06/2019 23:02

Sot, në 20 vjetorin e çlirimit të vendit, grupi “Gjurmët” janë duke mbajtur një koncert në sallën ‘1 Tetori’, shkruan lajmi.net.

Koncerti ka filluar në orën 20:30 dhe për ta dëgjuar grupin madhështor janë mbledhur një numër shumë i madh i publikut.

Pak nga atmosfera është publikuar në faqen zyrtare të grupit në Facebook. Kujtojmë se sot kryetari Shpend Ahmeti ua ka dorëzuar atyre ‘Çelësin e Prishtinës’ në shenjë mirënjohje.

Kujtojmë se ata janë rikthyer në skenë pas 31 vitesh./Lajmi.net/