Grupi D: Juventus dhe Atletico Madrid kalojnë tutje

Juventus dhe Atletico Madrid kanë vazhduar tutje nga grupi D në Ligën e Kampionëve.

Sport

11/12/2019 22:51

‘Zonja e Vjetër’ kishte siguruar gjithçka në xhirot paraprake, dhe sfidën e fundit hyri pa ndonjë presion të rezultatit, edhe pse arriti të mposht 0-2 Bayer Leverkusenin në udhëtim, me golat e shënuara nga Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Madrid, Atletico Madrid ka mposhtur 2:0 Lokomotivën e Moskës.

Të dy golat për Atleticon i shënoi Joao Felix./Lajmi.net/