Gruevski merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Lajme

19/05/2014 20:57

Partia e ish-kryeministrit dhe mandatarit të ri, Gruevski, ka fituar 61 vende në parlamentin e ri, në zgjedhjet parakohshme të 27 prillit.

Sipas ligjeve, mandatari për formimin e qeverisë ka në dispozicion 20 ditë për t’ia paraqitur Parlamentit për miratim programin dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Përbërja qeveritare mund të miratohet me shumicën e thjesht të votave, përkatësisht me 62 vota të ligjvënësve.