Gruevski mbledh koalicionin pa shqiptarët

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski sot do te takojë kryetarët e partive të koalicionit zgjedhor "Për Maqedoni më të mirë", koalicion ky të cilit në zgjedhjet e 11 dhjetorit i printe partia e tij.

Lajme

10/01/2017 15:28

Gruevski dje pranoi nga presidenti maqedonas Gjorge Ivanov mandatin për formimin e Qeverisë, pasi koalicioni të cilit i printe fitoi numër më të madh deputetësh, 51, dy më shumë se koalicioni “Për jetë në Maqedoni, të cilin e udhëhoqi LSDM-ja e Zoran Zaevit.

Për të formuar qeveri, Gruevskit i duhen 61 deputetë të cilët duhen plotësuar patjetër nga partitë shqiptare.