Gruevski i pa konkurrencë në zgjedhjet për kryetar të partisë
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, autoritetin e tij totalitar po e shprehë edhe brenda partisë së tij, VMRO-DPMNE.

Lajme
Gruevski, i cili mbanë pozitën e të parit të partisë më të madhe maqedonase, do të jetë kandidati i vetëm për t’u rizgjedhë në këtë pozitë.
VMRO-DPMNE, sot dhe nesër në Kumanovë do të mbajë Kongresin e sajë, ndërkohë që mësohet se lideri aktual Nikolla Gruevski është kandidati i vetëm për kryetar.
Kandidaturën e Gruevskit e kanë përkrahur më shumë se tridhjetë delegatë./ALSAT-M/