Gruaja vendos për Hazardin

Ylli i Chelseas, Eden Hazard ka pranuar se mund ta lë gruan që të vendos nëse ai të transferohet në Paris Saint-Germain. Reprezentuesi belg spekulohet me transferim në Parc des Princes, pas njoftimeve se gjiganti francez është i gatshëm të ofrojë një shumë të konsiderueshme parash për angazhimin e tij. Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho…

Sport

05/04/2014 13:24

Ylli i Chelseas, Eden Hazard ka pranuar se mund ta lë gruan që të vendos nëse ai të transferohet në Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi belg spekulohet me transferim në Parc des Princes, pas njoftimeve se gjiganti francez është i gatshëm të ofrojë një shumë të konsiderueshme parash për angazhimin e tij.

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho javën e kaluar bëri shaka duke thënë se Hazard dhe Oscar mund të largohen nga Stamford Bridge për 300 milionë funte, duke bërë të qartë se asnjëri prej tyre nuk është në shitje.

Por, Hazard ka shtuar spekulimet duke thënë se vendimi do t’i takojë gruas së tij.

“Nëse gruaja ime thotë: ‘Zemër, do të më pëlqente të shkosh në PSG’, atëherë do ta marr në konsideratë”, deklaroi Hazard për televizionin francez Canal+.

Nëse 23-vjeçari e ka dhënë këtë në formë shakaje ose e ka seriozisht, mbetet të shihet.