Gruaja shpenzon 40 mijë paund për t’u dukur si vajza e saj (FOTO)
Një mama ka shpenzuar rreth 40 mijë paund duke bërë ndërhyrje kirurgjikale që të ngjasonte me vajzën e saj, ndërsa kjo e fundit nuk është impresionuar kur e ka parë pas ndërhyrjeve, madje është ndjerë keq.
Lifestyle
Duke filluar në vitin 2001, Janet Horrocks, 57 – vjeçe nga Burnley i është nënshtruar një sërë operacionesh si zmadhim të gjoksit, tërheqje të syve dhe hundën për tu dukur si vajza e saj 35 – vjeçare Jane Cunliffe.
Ajo gjithashtu ka humbur edhe 12 kilogramë duke arritur në një peshë të përafërt me të bijën. Gjithashtu ajo ka bërë vetullat dhe ngjyrën e flokëve ashtu si Jane. Edhe qentë madje i kanë marrë njësoj.
Gruja është shprehur se e ka marrë këtë vendim duke qenë se vajza e saj është e bukur dhe do të dëshironte të ndihej edhe ajo e re, nga ana tjetër vajza nuk është ndjerë mirë nga ky veprim i nënës së saj pasi nuk dëshironte që ajo ta konkuronte apo të ngjante më e re se ajo.
“Isha e shqetësuar se në fund ajo do të ngjante më e re se unë dhe kjo është tronditëse, sepse vajza nuk duhet të duket më e madhe së nëna e saj” – ka thënë Jane./tvklan.al