Gruaja që kishte kryer marrëdhënie seksuale me delfin gjatë eksperimenteve laboratorike flet për herë të parë

Margaret Howe Lovatt ishte përpjekur që ta mësonte delfinin Peter si të flas anglisht, por marrëdhënia e tyre kishte kaluar në një nivel krejtësisht tjetër.

Fun

12/06/2014 00:40

Një grua që kishte kryer marrëdhënie me një delfin si pjesë e një studimi shkencor ka folur për herë të parë.

Gjatë viteve të 60-ta, studiuesja e kafshëve Margaret Howe Lovatt ishte pjesë e një eksperimenti të financuar nga NASA në Ishujt Virgjinë të SHBA-së për të mësuar krijesat intelegjente të detit si të flasin anglisht.

Në vitin 1963 ajo ndihmoi që të kthejë një shtëpi në një delfinarium shtëpiak duke e mbushur atë me ujë me thellësi sa gjuri, ku studiuesit do të mund të studionin kafshët nga shtëpia e tyre.

Aty ajo u takua me Peter, një delfin adoleshent të cilin ajo e përshkroi \”të moshës së pjekur seksualisht\”.

Përderisa këta të dy u lidhën, marrëdhëniet e tyre së shpejti avancuan në një nivel më fizik.

Margaret tha: \”Peter pëlqente që jetë me mua… Ai fërkonte veten e tij në gjurin tim, këmbën apo dorën time dhe unë e lejoja atë. Unë nuk ndihesha në siklet, për aq kohë sa nuk ishte shumë i vrazhdë. Në fillim unë do ta vëja atë në ashensor dhe t\’i thoja shko të luash me vajza për një ditë. Ishte më e lehtë për ta përfshirë atë dhe ta lësh të ndodhë, ishte shumë i çmuar dhe shumë i butë, Peter ishte aty, ai e dinte që unë isha aty.\”

Margaret pohon se kjo u bë një pjesë e rregullt e studimeve të saj, përderisa ajo u përpoq për të mësuar Peterin të flasë anglisht.

Ajo shtoi: \”Ishte seksuale nga ana e tij, jo nga ana ime, e ndjeshme ndoshta. Po bëhej thjesht si pjesë e asaj që ndodh si një kruarje, duhej vetëm të kruanim atë pjesë dhe do të kryenim punë dhe të vazhdonim tutje. Unë kam qenë atje për të njohur Peterin, dhe ajo ishte pjesë e Peterit.\”

Por çfarë filloi me idealizmin e viteve të gjashtëdhjeta do të çonte në errësirën e dekadës.

Eksperimenti do të përfundonte me tragjedi, dhe vite pas tij do të kishte thashetheme rreth delfinëve që vuanin nga abuzimi i drogës me teste të LSD dhe skandali mbi natyrën e marrëdhënies së Margaretës dhe Peterin.

\”Unë kam pranuar një numër të madh të letrave nga njerëz të cilët më pyesnin nëse mund të më intervistojnë mua, por unë nuk kam dhënë asnjë intervistë.\”

Dokumentari i ri i BBC-së \”Vajza që ka folur me delfinët\” do të shfaqet në Festivalin e Dokumentarit Sheffield sot, të mërkurën më 11 qershor.