Gruaja që festoi ditëlindjen e 115-të

Gruaja 115 vjeçare me banim në Michigan të SHBA-ve, është personi më i vjetër në këtë shtet dhe i dyti më i vjetër në botë. 

Bota

23/05/2014 18:17

Në SHBA ka festuar dje ditëlindjen një gura që ka lindur në fund të shekullit të parafundit.

Personi më i vjetër në Amerikë, pjesë e një grupi shumë të vogël të njerëzve që kanë lindur në shekullin e 19, feston sot ditëlindjen e 115.

Jeralean Talley, e cila u lind më 23 maj 1899, është personi i dytë më i vjetër në botë. Ajo vitin e kaluar kishte shkuar për peshkim, dhe ende ia del mbanë vetë, raporton REL.

Për ditëlindjen e saj, Talley do të shkojë te mjeku për një vizitë, edhe pse thotë që nuk ndihet e sëmurë.

Banorët e qytetit Michigan, ku edhe jeton Talley, planifikojnë t\’ia festojnë ditëlindjen asaj.

Përgjigja e saj, se si ia ka dalë të jetojë kaq shumë vite, nuk ka ndryshuar kurrë.

\”E tëra është në duart e Zotit\”, thotë ajo.