Gruaja përjeton orgazmë në publik derisa po e ndiqte shfaqjen e aktorit të njohur 

Shfaqja e aktorit të njohur e ka bërë të lëshojë zëra një grua në publik.

ShowBiz

18/09/2019 17:54

Aktori i njohur, Tom Hiddleston para një numri të madh të publikut e ka dhënë shfaqjen ‘Betrayal’ në Broadway, shkruan lajmi.net.

Performanca e tij duket se i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë një gruaje në publik e cila thuhet se ka lëshuar zëra dhe ka përjetuar orgazmë derisa po e ndiqte shfaqjen.

Pas shfaqjes, shumë të pranishëm kanë treguar këtë histori tek e cila kanë qenë dëshmitarë, të gruas në të 30-tat, pasi sjellja e saj i ka lënë pa fjalë.

Ata thanë se derisa ishin të ulur në rreshtin B në teatrin Bernard B. Jacobs, gruaja, e cila ishte e ulur aty pranë, filloi të bënte lëvizje dhe të lëshonte zëra.

Një nga të pranishmit tha se, derisa ata menduan se ky incident aspak i rehatshëm përfundoi, por derisa aktori Hiddleston po afrohej edhe më shumë tek skena dhe po puthte personazhin femër të shfaqjes, gruaja sërish ia nisi ‘aksionit’, derisa përreth kishte shumë njerëz të panjohur që kishin shkuar për të parë shfaqjen./Lajmi.net/