Gruaja nga Peja që befasoi të gjithë, katolike – por ka agjëruar Ramazanin për një arsye

Një grua nga Peja ka bërë një gjest aspak të zakontë gjatë muajit të Ramazanit kur myslimanët në gjithë botën agjërojnë.

Lajme

31/07/2019 18:29

Edhe pse i takon fesë katolike ajo ka treguar se ka agjëruar Ramazanin për shkak të respektit ndaj kolegëve.

Këtë ngjarje e ka treguar kolegu i saj Ardiani në një postim në llogarinë e tij në ‘facebook’. Ka treguar se si rastësisht e ka kuptuar që Anxhelina i takon fesë katolike dhe se gjatë kohës së ramazanit ajo e kishe agjëruar këtë muaj në shenjë respekti për kolegët e saj.

‘‘’Kjo eshte Anxhelina nga Peja, eksperte e veteqeverisjes lokale, e qe bashkepunojme me shume se 10 vite ne projekte te ndryshme. 2 jave pas Ramazanit 2019, rastesisht e kuptova qe Anxhelina i takon fese katolike. Gjate punëtorive ne kohe te Ramazanit, për hire te respektit tone, Anxhelina ka agjeruar bashke me ne, edhe nuk e kemi dite perkatesine e saj fetare’’, ka shkruar ai.

“Po i bi shkurt kesaj storje e qe deshta me shpernda me ju, qe te sherbej si shembull per gjithe neve, dhe ta deshmoj ate qe ne shqiptaret jemi te unik nga popujt tjerë fqinje”, ka përfunduar ai.