Gruaja në Prizren vdes në një spital privat, policia nis hetimet

Lajme

23/06/2022 23:01

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur sonte në Prizren.

Nga Policia kanë bërë të ditur se një grua ka ndërruar jetë në një ordinancë private në këtë qytet, shkruan lajmi.net.

Ata kanë thënë se patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes për t’iu përgjigjur rastit dhe për ta takuar palën ankuese.

Personi që ka thirrur policinë është djali i viktimës, i cili ka thënë se nëna e tij ka ndërruar jetë gjatë operacionit.

“Me datën 23.06.2022, rreth orës 17:10 minuta, e kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private e cila gjendet në rrugën “Gjeravica”. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese. I njëjti deklaron se nëna e tij gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Në lidhje me këtë rast të gjitha njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes e po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren”, kanë thënë nga Policia. /Lajmi.net/