Gruaja në Istog tenton të vetëvritet 5 herë, dy persona po e shantazhojnë për publikim të fotove intime

Bashkëshorti i një gruaje një Istog ka raportuar se kjo e fundit ka tentuar të vetëvritet katër-pesë herë muajve të fundit.

Lajme

25/01/2022 08:40

Siç njoftohet në raportin e Policisë, kjo pasi që dy persona po e shantazhojnë atë me publikimin e fotografive intime, shkruan lajmi.net.

“Istog 22.01.2022 – 21:00. Ankuesi mashkull  kosovar  ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër  kosovar e katër-pesë herë ka tentuar të vetëvritet muajve të fundit. Dyshohet se dy të dyshuar kosovarë, janë duke e shantazhar në vazhdimësi me publikimin e disa foto intime të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/