Gruaja me gërshërë e bën burrin për spital

Një 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, sepse sulmoi me gërshërë partnerin e saj dhe ky i fundit nga plagët përfundoi në spital.

Lajme

03/08/2015 15:10

Policia e Vlorës  arrestoi një 38-vjeçare, K.S., pasi akuzohet se ka goditur me gërshërë bashkëjetuesin e saj 53-vjeçar, me iniciale A.P.

Mësohet se shkak për aktin e skajshëm të 38-vjeçares është bërë një debat mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite, ku K. ka goditur me gërshërë personin me të cilën bashkëjetonte në lagjen “Lef Sallata”.

Ai ka pësuar dëmtime të lehta në trup dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia e ka arrestuar 38-vjeçaren, e cila akuzohet për plagosje. /Koha Jonë