Gruaja e ‘vdekur’ zgjohet në arkivol

Një grua 49 vjeçare e sëmurë me kancer, e cila ishte deklaruar e vdekur nga mjekët, u zgjua në arkivolin e saj, vetëm një orë pasi u varrosë e gjallë. 

Bota

26/09/2014 19:04

Të traumatizuar nga ajo që dëgjuan ata që morën pjesë në funeral, hapën varrin duke u përpjekur që ta shpëtojnë gruan.

Por derisa ishte hapur arkivoli, gruaja kishte vdekur.

Gruaja greke, nënë e dy fëmijëve, ishte shpallur e vdekur në një klinikë private në Selanik të Greqisë këtë të enjte.

Funerali i u bë në varrezat e qytetit Peraia, rreth 16 kilometra në jug të Selanikut.

Menjëherë pas shërbimit, të afërmit dhe miqtë pohuan se kishin dëgjuar zë femre që buluriste brenda varrit.

U thirr policia dhe gruaja u nxor nga varri.

Raportet e medias greke thonë se gruaja ishte mbytur brenda në arkivol për shkak të mungesës së ajrit.

Por një mjek në vendin e ngjarjes tha se një skenar i tillë ishte i pabesueshëm pasi sipas tij mjekët profesionistë kishin kryer testet mjekësore paraprakisht.

Chrissi Matsikoudi i tha kanalit televiziv grek MEGA se ai thjeshtë nuk e beson atë, transmeton lajmi.net.

“Ne i bëmë disa teste përfshirë atë për një infarkt në zemër”.

Ajo shtoi se është shumë e vështirë që dikush në një gjendje të tillë siq ishte ajo grua, të bërtas dhe të godas arkivolin.

Të afërmit e gruas së vdekur thanë se ata jën duke i shqyrtuar mundësitë për të ngritur padi kundër mjekësve përgjegjës të cilët ishin kujdesur për viktimën e sëmurë me kancer.

Një mjek do të bëjë ekspertizën ligjore trupit të viktimës në javët e ardhshme. (lajmi.net)