Gruaja e tij humbi kujtesën, ai i dhuron asaj martesën e dytë ‘përrallore’

Gruaja e tij humbi kujtesën pas një aksidenti me veturë, kështu ai vendosi ta martojë atë për të dytën herë, për t’ia regjistruar në kujtesë pjesën më të mirë të jetës së saj që ajo gjithmonë e kishte ëndërruar.

Fun

07/07/2015 19:00

Jeremy dhe Justice Stampler u takuan kur ishin vetëm 10 vjeç, dhe që nga atëherë ata patën me të vërtetë një romancë përrallore.

Por, vetëm 19 ditë pasi që ata u martuan, më 20 gusht 2014, Justice pësoi një aksident pothuajse fatal me veturë, transmeton Lajmi.net.

Fatmirësisht, ajo mbijetoi dhe mjekët e diagnostifikuan atë me një tronditje, por ndikimi në kokën e saj kishte bërë më shumë dëm se sa që ata mendonin në fillim.

wedding2

“Rreth një muaj pas aksidentit ajo u lëshua nga spitali dhe më tha mua ‘nuk dëshiroj që të mërzitesh, por mua nuk më kujtohet të jem martuar me ty’,” tha Jeremy në një intervistë. “Menjëherë filluam të qajmë të dy, por unë pa hezitim i thash ‘mos u bëj merak, është në rregull, do ta bëjmë përsëri”.

Me mjekët e pasigurt nëse kujtesa e saj do të rikthehej ndonjëherë, ata planifikuan martesën e dytë, që u mbajt në përvjetorin e dytë të tyre, transmeton Lajmi.net.

Ata pas disa vështirësive financiare, arritën që ta bëjnë dasmën. Jeremy shpreson se martesa e dytë do ta përmirësojë kujtesën e saj, dhe asaj do t’i kujtohet martesa e parë.