Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Gruaja e Sead Kolasinac u ndal në aeroportin e Londrës, kishte me vete armë elektroshoku

8:47 | 23 Maj 2020

Gruaja e futbollistit të Arsenalit u ndal nga policia në aeroport sepse po mbante armë me vete.

Personi që po mbante armë elektroshoku në Mbretërinë e Bashkuar ishte gruaja e futbollistit të arsenalit, Sead Kolasinac, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Bella Kolasinac, 27 vjeç, bleu armën për mbrojtje pas një sulmi me thikë ndaj burrit të saj dhe shokut të ekipit të Arsenal, Mesut Ozil në rrugë vitin e kaluar.

Për të qenë e sigurt pas frikës që kishte ajo shkoi në Gjermani shpejt pas kësaj dhe mori një leje  për të përdorur “armë elektroshoku”.

Por ajo nuk e kuptoi që pajisja e fuqishme ishte e paligjshme në Britani dhe dje “The Sun” njoftoi se ajo u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në aeroportin Biggin Hill të Londrës, kur u gjet arma në bagazhin e saj.

Bella deklaroi se ajo e kishte blerë armën për vetëmbrojtje dhe tha që kishte kërkuar leje për ta importuar atë.

Ajo mund të ishte burgosur deri në gjashtë muaj për importimin e një arme të ndaluar, por u lëshua me kujdes pas fluturimit nga Frankfurti të dielën.

Një zëdhënës i Kolasinac, 26 vjeç, tha: “Ishte një keqkuptim. Elektro-shoku ishte akoma në paketim dhe nuk kishte asnjë bateri.

Një zyrtar i Arsenalit nuk ka dashur ta komentojë rastin, duke thënë “është çështje private dhe ne nuk do të komentojmë”. /Lajmi.net/