Gruaja e policit të akuzuar për vrasjen e George Floyd kërkon divorcin nga ai

Gruaja e Derek Chauvin, oficeri i policisë në Minneapolis që po akuzohet për vdekjen e George Floyd, ka bërë kërkesë për divorc nga ai.

ShowBiz

30/05/2020 19:16

Gruaja e Derek Chauvin, oficeri i policisë në Minneapolis i akuzuar për vrasje e George Floyd, ka bërë kërkesë për divorc. Sipas avokatit të saj, Kellie Chauvin është e shqetësuar për vdekjen e Floyd, shkruan CBS, transmeton lajmi.net.

“Ajo është e shkatërruar nga vdekja e zotit Floyd dhe lutjet  e saj shkojnë për familjen e tij, më të dashurit e tij dhe me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, thanë zyrat e ligjit Sekula, PLLC në një deklaratë në emër të Kellie Chauvin dhe familjes së saj .

Sipas deklaratës, Kellie Chauvin zyrtarisht ka bërë kërkesë për divorc. /Lajmi.net/