Gruaja e Millosheviqit urdhëroi vrasjen e gazetarit serb

Mira Markoviq kryetare e JUL, sipas të dhënave operative, ka organizuar një takim në të cilin është dakorduar për vrasjen e Slavko Çuruvijes.

Lajme

01/06/2015 18:34

Bashkëshortja e ish-presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, siç thuhet në një raport zyrtar të policisë, ka urdhëruar Vllastimir Gjorgjeviqin, atëherë kreu i Departamentit të Sigurisë Publike pranë MUP-it të Serbisë, se duhet të likuidojë pronarin e “Dnevni Telegraf”, raportojnë mediat serbe.

Përndryshe, Gjorgjeviq është dënuar me 18 vjet burg nga gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit, transmeton lajmi.net.

Në takimin në të cilin u vendos për të vrarë Çuruvijan, sipas të njëjtit raport, ka qenë edhe Dragan Filipoviq Fiça, i cili atëherë ishte i lidhur drejtpërdrejt me katër të akuzuarit për vrasjen e Çuruvijas.

Filipoviq asokohe ishte zëvendësshef i administratës së dytë të inteligjencës në sigurimin shtetëror dhe këshilltar për operacione speciale të shefit të shërbimeve sekrete Radomir Markoviq, tani i akuzuar për vrasjen e gazetarit.

Administratën e dytë atëherë e udhëhiqte tani i akuzuari Millan Radonjiq, por ishte transferuar një javë para vrasjes së gazetarit më 11 prill të vitit 1999. Radonjiq ishte transferuar në postin e shefit të qendrës së sigurimit shtetëror në Beograd, pikërisht sipas rekomandimit të Mira Markoviqit.

Në kohën e vrasjes Filipoviqit si zëvendësshef i administratës së dytë ishte përgjegjës edhe ndaj të akuzuarit Ratko Romiq, atëherë Inspektor i Përgjithshëm i Administratës. Romiq akuzohet se bashkëpjesëmarrje në vrasjen e Çuruvijës. Miroslav Kurak, i cili është në arrati, sipas aktakuzës, vrasës i drejtpërdrejt i Çuruvijas.

Filipoviç, i cili jeton në Shangai për vite, mban kontakte me Mira Markoviqin dhe madje e viziton në Moskë, ku ish-presidentja e JUL jeton. Gjithashtu është zbuluar se Filipoviq dhe Kurak kanë mbajtur kontakte derisa fshihej në Afrikë. Këto kontakte ishin intensifikuar, pasi në fillim të vitit 2014 ishte nisur hetimi kundër të katërve për vrasjen e gazetarit.