Gruaja e Ferdinandit vdiq nga kanceri

Qendërmbrojtësi i Queens Park Rangers, Rio Ferdinand është në zi. Gruaja e tij Rebecca Ellison ka vdekur nga kanceri në gji.

Sport

02/05/2015 12:33

Gruaja e ish mbrojtësit të Manchester Unitedit dhe kapitenit të Anglisë, Rio Ferdinand, ka vdekur nga kanceri.

Futbollisti i Queens Park Rangers, 36-vjeç, publikoi një komuniatë duke thënë se “gruaja ime e mrekullueshme dhe shpirti im binjak” Rebecca Ellison “ka vdekur paqësisht” në një spital në Londër.

Ellison, 34-vjeçe ishte martuar me Ferdinandin më 2009 dhe vuante nga kanceri në gji.

Ajo ka lënë tre fëmijë, Lorenz, Tate dhe Tia. Në një komunikatë, Ferdinand ka bërë të ditur se ajo vdiq të premten mbrëma.