Gruaja australiane u deportu nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas postimit në Facebook

Një grua australiane është liruar nga një burg në Abu Dabi dhe është deportuar pas një imazhi të postuar në rrjetin e saj Facebook, në të cilën është shfaqur një mjet transportues pa ndonjë stickers për persona me aftësi të kufizuar, duke bllokuar kështu dy vende parkingu të rezervuara për persona me aftësi të kufizuara.

Bota

15/07/2015 12:53

Jodi Magi u arrestua dhe u burgos ditën e hënë pasi kishte shkruar “Fjalë të këqija” në rrjetet sociale raporton ABC transmeton Lajmi.net.

Artistja 39- vjeçare kishte postuar të martën në mbrëmje një deklaratë duke thënë se ajo ishte liruar.

Pas 53 orëve paraburgim është prangosur në këmbë i është nënshtruar një kërkimi trupor, testeve të gjakut dhe është detyruar që të flejë në një dysheme betoni pa ndonjë dyshek apo jastëk, pa letër  higjienike apo pajisje të kuzhinës.

“Unë për fat të mirë mund të them që jam e sigurt nga burgu dhe Abu Dhabi” ka thënë në një deklaratë të sajën Magi.

“Do të ishte çmenduri nëse do të mendonit se çfarë më ka ndodhur mua në krahasim me shumicën dërmuese të femrave të cilët krimi i vetëm i tyre ishte të qenit i varfër ose të martuar me mashkullin e gabuar ”.

“E di 1000% pasi ti kem dëgjuar storiet e tyre qe unë kurrë nuk do të jem lëshuar në një mënyrë aq të shpejtë, pa: a) nënshtetësinë time Australiane b) mbulimi i medieve c) përpjekja e vonuar e ambasadës dhe d) e gjithë përkrahja nga shokët por edhe nga personat që kurrë si kam takuar”, ka thënë Magi.

Magi u shpall fajtore në një gjyq muajin e kaluar, por kur ajo mori pjesë në një gjykatë në Abu Dhabi për të paguar një gjobe të hënën, ajo u arrestua nga zyrtarët. Fotoja në qendër të rastit thuhet se tregoi një makinë pa ndonjë stickers për persona me aftësi të kufizuara, duke bllokuar 2 vende parkingu të rezervuara për persona me aftësi të kufizuara në bllokun e apartamentit të Magit.

“Natyrisht unë mendoj që një gjobë prej 3600 dollarëve dhe deportimi ishin një reagim ekstrem për shkak të një fotoje të një makine”, tha ajo në deklaratën e saj në Facebook duke shtuar se ajo ka udhëtuar për në Laos.

Në faqen e saj personale, Magi tha se ajo u shpërngul në Abu Dhabi në vitin 2012, ku gjatë asaj kohë ajo i mësoi gratë e Emirateve në dizajn grafik.