Gruaja 107-vjeçare, njeriu më i vjetër në botë që mposht koronavirusin

Një grua holandeze 107-vjeçare është shëruar nga koronavirusi, duke u bërë njeriu më i vjetër që i ka mbijetuar kësaj sëmundjeje.

Bota

09/04/2020 17:51

Cornelia Ras u sëmur më 17 mars, një ditë pas ditëlindjes së saj të 107-të, njoftoi gazeta holandeze AD, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk e prisnim që ajo të mbijetonte”, tha mbesa e saj Maaike de Groot për gazetën.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Holandë u rrit nga 1.213 në 21.762, thanë autoritetet shëndetësore, me 148 vdekje të reja.

Para Ras, i mbijetuari më i vjetër i koronavirusit i dokumentuar gjerësisht ishte Bill Lapschies, një amerikan 104-vjeçar i cili gjithashtu mbijetoi nga Lufta e Dytë Botërore dhe nga pandemia e Gripit Spanjoll. /Lajmi.net/